ZFORCE 950 SPORT 4 2026 Cfmoto Zforce 950 Sport 4

ZFORCE 950 SPORT 4

SFIDA TË REJA | NIVEL I RI I AVENTURËS

Më shumë argëtim, më shumë adrenalinë dhe me më shumë pasagjerë – ZFORCE 950 me 4 sedilje. Përgatituni për aventurën supreme me mjetin tonë plotësisht të ri SSV, i cili ka vend për madje katër pasagjerë.

Ky mjet i ri nga oferta jonë e katër-rrotakëve kombinon performancën e lartë, komoditetin e shkëlqyer dhe aftësitë e jashtëzakonshme, duke u bërë zgjedhja e përsosur për eksploruesit modernë që kërkojnë përvoja emocionuese në natyrë bashkë me katër persona!

PAJISJET STANDARDE: Regjimi Dual Drive, kontrolli elektronik i gazit (ETC), Dual mod EPS servo drejtimi me rregullim dhe bllokim, felne alumini 14″ Beadlock, Skid plate (mbrojtje e pjesës së poshtme), panel kontrolli digjital 5″ TFT, 4 sedilje me rripa sigurimi, doreza për pasagjerët, ndarje për gjëra të vogla, bagazh me vëllim 158L, krov me dy pjesë, prizë 12V dhe USB, vitllë elektrike me fuqi 4500lbs, grep për rimorkio me lidhje elektrike për sinjalizim, drita të plota LED, pasqyrat, gjysmë-dyer.

PËR 4 PASAGJERË

*Çmimi përfshin TVSH-në

3 Vite Garanci
zforce 950 sport 4
DESERT TAN NEBULA BLACK LAVA ORANGE

PERFORMANCA DHE KOMFORTI

Performanca, komforti vrhunshëm dhe raporti i shkëlqyer çmim-cilësi janë karakteristikat kryesore të mjetit të ri ZFORCE side-by-side.

Ai ofron fuqinë emocionuese të motorit V-twin në një paketë të përshtatur për vozitje në shtigje. Është i përsosur për aventurierin modern që dëshiron të eksplorojë zonat më të largëta.

GJYSMË-DYER MBROJTËSE

Të prodhuara nga materiale kompozite të qëndrueshme dhe të konstruktuara për të larguar pengesat nga shtegu, gjysmë-dyert ofrojnë mbrojtje të fortë anësore pa u izoluar plotësisht nga natyra. Falë menteshave dhe formës që mundëson hyrje dhe dalje të lehtë, ato vijnë si pajisje standarde — jo si shtesë e mëvonshme apo përmirësim i shtrenjtë.

SHASI E ZGJATUR ME SEDILJE PËR 4 PASAGJERË

Distanca ndërmjet akseve e zgjatur me sedilje për 4 persona. Shasia më e gjatë mundëson transportin e katër të rriturve pa bërë kompromis në manovrim. Sediljet e përforcuara dhe mbështetëset e thella për këmbët ndihmojnë që të gjithë pasagjerët të qëndrojnë stabilë dhe komodë gjatë vozitjes.

LARGËSIA NGA TOKA (KLIRENS) 305 mm

Kaloni me lehtësi mbi pengesat në shteg dhe ndryshimet e papritura të terrenit pa fërkime apo ngecje. Largësia e madhe nga toka mundëson një vozitje më të sigurt dhe më stabile edhe në sipërfaqe kërkuese, si shtigjet me gurë, gropat dhe rrugët malore, duke i dhënë shoferit më shumë vetëbesim dhe liri gjatë eksplorimit.

EPS – SERVO
DREJTIMI ELEKTRONIK

Regjimi i dyfishtë i sistemit EPS ofron ndihmë në drejtim që përshtatet me shpejtësinë e lëvizjes dhe regjimin e zgjedhur të fuqisë — i lehtë dhe jashtëzakonisht reagues gjatë vozitjes së ngadaltë dhe kthesave të mprehta, ndërsa në shpejtësi më të larta ofron një ndjenjë të fortë dhe stabile të kontrollit mbi mjetin.

GOMA 27“ CST ME FELNE ALUMINI

Gomat e qëndrueshme CST STAG me model agresiv sigurojnë kapje të shkëlqyer dhe vozitje stabile e komode në sipërfaqe të ndryshme — nga dheu dhe zhavorri deri te terrenet e gurta dhe të forta. Unaza Beadlock siguron shtesë gomën në felne, duke parandaluar daljen e saj gjatë vozitjes me presion të ulët dhe në kushte kërkuese terreni.

HAPËSIRA KARGO + KOFERI I INTEGRUAR

Mjeti është i pajisur me një ndarje qendrore me vëllim 18 litra, si dhe me koshin standard të pasmë të ngarkesës për vegla dhe pajisje të tjera — ideale për udhëtime të gjata me pasagjerë ose ngarkesë shtesë.

TEKNOLOGJIA LED

ZFORCE 950 SPORT 4 është i pajisur me teknologjinë e avancuar LED.

Ajo siguron fuqi maksimale ndriçimi dhe dukshmëri të shkëlqyer edhe në kushtet më të vështira, si errësira, shiu ose mjegulla.

APLIKACIONI CFMOTO RIDE

Moduli i komunikimit T-BOX* mundëson transferimin e të dhënave nga automjeti në aplikacionin mobil CFMOTO RIDE.

Në aplikacion janë të disponueshme lokacioni i automjetit, historiku i vozitjeve dhe statistikat, informacionet mbi gjendjen e automjetit, njoftimet për lëvizje të paautorizuar, si dhe shumë funksione të tjera.

Brenda aplikacionit gjenden edhe informacionet më të reja nga bota CFMOTO, të dhëna për rrjetin e shitjes dhe servisit, si dhe funksioni MotoPlay, i cili mundëson shfaqjen e navigimit nga aplikacioni direkt në ekranin e automjetit.

*Moduli i komunikimit T-BOX përfaqëson pajisje opsionale.
Funksione të caktuara mund të ndryshojnë në varësi të modelit të automjetit. Viti i parë i përdorimit të shërbimeve të të dhënave dhe funksionit MotoPlay ofrohet pa pagesë. Pas përfundimit të këtij periudhe, përdorimi i këtyre shërbimeve mund të jetë subjekt pagese.
Ofruesi dhe operatori i aplikacionit CFMOTO RIDE, duke përfshirë shërbimet e të dhënave, është kompania CFMOTO (Zhejiang CFMOTO Power Co., Ltd.). Disponueshmëria, funksionaliteti dhe kushtet e përdorimit të aplikacionit dhe shërbimeve të të dhënave mund të ndryshojnë.
2026 Cfmoto Zforce 950 Sport 4 8383
Gjatësia x gjerësia x lartësia
3827x1524x1820 mm
Distanca ndërmjet akseve
3048 mm
Largësia nga toka
305 mm
Rrezja minimale e kthimit
12.25 m
Pesha e automjetit
795 kg
Kapaciteti i ngarkesës
450 kg
Vëllimi i rezervuarit
37 L
Motori
V2 cil., 4T, SOHC, 8v., ftohje me ujë
Kubikazhi
962.5 ccm
Momenti maksimal i rrotullimit
87NM – 5500
Fuqia maksimale
63kW / 86KF – 7500
Furnizimi me karburant
INJEKTIM ELEKTRONIK I KARBURANTIT – BOSCH EFI (UP6.0) Ride-by-Wire komanda e gazit.
Ndezja dhe kontrolli
ECU BOSCH Germany – kontrolli i gazit Ride by Wire
Transmisioni
CVT me frenim motorik CVTech Canada
Transmetimi i fuqisë
Selektiv 2WD / 4WD + bllokim i diferencialit të përparmë
Shpejtësia maksimale
60 km/h (e kufizuar sipas homologimit)
Pezullimi – përpara / pas
Krahë të dyfishtë të pavarur A
Amortizatorët
Me gaz me rregullim
Frenat – përpara / pas
Hidraulike – 2x disk / 2x disk + frena e parkimit
Felnet – përpara / pas
Alumini 14″/14″
Gomat – përpara / pas
27X9-14 / 27X11-14

YOUTUBE VIDEO ZFORCE 950 SPORT 4