Z10 TURBO CFMOTO Z10 TURBO Slider
CFMOTO Z10 TURBO

KUR FUQIA ËSHTË GJITHÇKA

CFMOTO Z10 TURBO është modeli suprem side-by-side (SSV) i projektuar për shoferët që kërkojnë fuqi maksimale, qëndrueshmëri dhe performancë në kushtet më ekstreme. I pajisur me motor turbo dhe i zhvilluar për off-road serioz, ky model ofron nxitim eksploziv dhe kontroll vrhunshëm në të gjitha terrenet.

Me një konstruksion robust, pezullim të avancuar dhe lëvizje 4x4, Z10 TURBO mposht pa problem shtigjet me gurë, baltë dhe terrene kërkuese, duke ofruar stabilitet dhe siguri edhe në kushtet më të vështira.

Dizajni agresiv, teknologjia moderne dhe kabina funksionale e bëjnë atë zgjedhjen ideale si për aventurierët, ashtu edhe për përdorim profesional. Z10 TURBO nuk është thjesht një mjet – është një makinë e gatshme për të shtyrë kufijtë.

PAJISJET STANDARDE: Transmisioni automatik OMNiDRiVE™ CVT, lëvizje selektive 2WD/4WD me bllokim të diferencialit, gaz elektronik me 3 regjime vozitjeje (Comfort / Trail / Sport), servo drejtimi elektrik (EPS) me disa regjime, amortizatorë FOX QSE me 3 nivele rregullimi (Soft / Medium / Firm), susta Eibach, pezullim i pavarur (A-arm përpara / trailing arm pas), ekran CFMOTO RideSync™ 12.3” touchscreen, lidhje Apple CarPlay, kamera e pasme, panel instrumentesh digjital, timon multifunksional me komanda dhe buton starti, drita LED (farët, stop dhe dritat e pasme), vitllë 4500 lb me litar sintetik, gjysmë-dyer (half doors), pllakë mbrojtëse HDPE (skid plate) dhe mbrojtje alumini për pjesën e poshtme, felne alumini 14”, goma terreni 30”, qëndrim i gjerë (64”), elemente mbrojtëse prej alumini dhe mbrojtëse (branikë).

*Çmimi përfshin TVSH-në

3 Vite Garanci
zforce 950 sport 4
NEBULA BLACK < LAVA ORANGE

AGREGATI FUQISHËM POGONUES

Motori plotësisht i ri me tre cilindra me vëllim 998 cm³ dhe me turbo mbushës. Performanca emocionuese deri në 154 KF. Është i pajisur me dy boshte gungore në kokë (DOHC) dhe zhvillon një moment rrotullues mbresëlënës deri në 136 Nm.

CFMOTO OmniDrive™ CVT

Transmisioni plotësisht i ri OmniDrive™ CVT është konstruktuar për t’i bërë ballë kushteve kërkuese të përdorimit intensiv dhe për të siguruar jetëgjatësi e performancë supreme. Jo vetëm që është më i fuqishëm, por është edhe më i lehtë dhe më i qëndrueshëm. Ofron performancë jashtëzakonisht të lëmuar dhe të besueshme, veçanërisht në kushte kërkuese. Hyrjet dhe daljet e dyfishta të ajrit mundësojnë ftohje optimale.

TRE REGJIME VOZITJEJE

Në dispozicion janë tre regjime vozitjeje:

  • COMFORT – për vozitje të lëmuar dhe të këndshme.

  • TRAIL – për vozitje jashtë rruge (off-road).

  • SPORT – për performancë agresive. Këto regjime përshtaten me stile dhe kushte të ndryshme të vozitjes.

AMORTIZATORË FOX® QSE + SUSTA EIBACH

Amortizatorët plotësisht të rregullueshëm FOX® QSE 2.5 LIVE me susta EIBACH dhe 3 regjime të rregullimit të pezullimit direkt nga kabina, madje edhe gjatë vozitjes! Mposhtni çdo terren me pezullimin suprem:

  • Butë (Soft) – për komfort maksimal gjatë vozitjes.

  • Mesatar (Medium) – për vozitje në shtigje.

  • Fortë (Firm) – për kushte kërkuese off-road. Do ta ndjeni dallimin në çdo gungë që kaloni.

TIMONI MULTIFUNKSIONAL

Ndezje pa çelës përmes butonit START/STOP, rregullimi i regjimit të pezullimit, kontrolli i zërit dhe zgjedhja e regjimit të vozitjes – të gjitha pa i hequr duart nga timoni.

EKRANI TOUCH MMI 12,3″

Falë ekranit me prekje prej 12,3″, mund të jeni plotësisht të fokusuar në vozitje. Në kombinim me kamerën e pasme, manovrimi mbrapsht bëhet i sigurt dhe i thjeshtë. Teknologjia moderne e bën vozitjen tuaj më inteligjente dhe më argëtuese se kurrë më parë. Mbështetja për Apple CarPlay dhe Android Auto është e përfshirë.

DIZAJNI = FAMILJA
CFMOTO SSV

Dizajni unik dhe guximshëm bazohet në karakterin garues, ku çdo detaj është punuar me kujdes:

  • Dizajn ekskluziv i dyerve.

  • Paletë ngjyrash mbresëlënëse / elemente të theksuara vizualisht.

  • Tapë alumini e rezervuarit të karburantit.

  • Mbrojtje alumini për vitllën.

  • Dizajn i ri i felneve.

ENTERIERI – GËRTHETJA E VIZIONIT DHE KREATIVITETIT

Panelet e brendshme të dyerve dhe sediljet e dizajnuara me kujdes janë prodhuar sipas standardeve të enteriereve të makinave premium.

Komanda super-moderne: Bllokimi i diferencialit, kontrolli i ndriçimit, zgjedhja e regjimit të vozitjes dhe rregullimi i pezullimit.

  • Butona specialë me certifikim CARPLAY.

  • Buton sportiv i kuq START/STOP.

VITLLË E FUQISHME

Vitllë me fuqi 4500 lb me litar sintetik për nxjerrje të lehtë nga situatat kërkuese. Përfshin mbrojtje shtesë për vitllën dhe grep ekskluziv katror.

FUTURISTIKE DHE FUNKSIONALE

Hyrje dhe dalje e lehtë nga mjeti. Gjysmë-dyert mundësojnë qasje të shpejtë dhe mbajnë papastërtitë aty ku duhet të qëndrojnë – jashtë. Një gërshetim i mbrojtjes dhe komoditetit në një zgjidhje elegante.

DRITA LED NË TË DYJA ANËT

Dritat bashkëkohore LED ofrojnë një rreze jashtëzakonisht të fuqishme dhe dukshmëri të shkëlqyer nga të gjitha kthesat e mjetit, duke ju bërë të dukshëm në çdo moment.

APLIKACIONI CFMOTO RIDE

Moduli i komunikimit T-BOX* mundëson transferimin e të dhënave nga automjeti në aplikacionin mobil CFMOTO RIDE.

Në aplikacion janë të disponueshme lokacioni i automjetit, historiku i vozitjeve dhe statistikat, informacionet mbi gjendjen e automjetit, njoftimet për lëvizje të paautorizuar, si dhe shumë funksione të tjera.

Brenda aplikacionit gjenden edhe informacionet më të reja nga bota CFMOTO, të dhëna për rrjetin e shitjes dhe servisit, si dhe funksioni MotoPlay, i cili mundëson shfaqjen e navigimit nga aplikacioni direkt në ekranin e automjetit.

*Moduli i komunikimit T-BOX përfaqëson pajisje opsionale.
Funksione të caktuara mund të ndryshojnë në varësi të modelit të automjetit. Viti i parë i përdorimit të shërbimeve të të dhënave dhe funksionit MotoPlay ofrohet pa pagesë. Pas përfundimit të këtij periudhe, përdorimi i këtyre shërbimeve mund të jetë subjekt pagese.
Ofruesi dhe operatori i aplikacionit CFMOTO RIDE, duke përfshirë shërbimet e të dhënave, është kompania CFMOTO (Zhejiang CFMOTO Power Co., Ltd.). Disponueshmëria, funksionaliteti dhe kushtet e përdorimit të aplikacionit dhe shërbimeve të të dhënave mund të ndryshojnë.
Gjatësia x gjerësia x lartësia
3276 x 1625 x 1740 mm
Distanca ndërmjet akseve
2515 mm
Largësia nga toka
356 mm
Rrezja minimale e kthimit
-
Pesha e automjetit
845 kg
Kapaciteti i ngarkesës
-
Vëllimi i rezervuarit
45 L
Gjatësia x gjerësia x lartësia
3276 x 1625 x 1740 mm
Distanca ndërmjet akseve
2515 mm
Largësia nga toka
356 mm
Rrezja minimale e kthimit
-
Pesha e automjetit
845 kg
Kapaciteti i ngarkesës
-
Vëllimi i rezervuarit
45 L
Pezullimi – përpara / pas
Krahë të dyfishtë të pavarur A
Amortizatorët
Amortizatorë FOX® QSE 2.5 LIVE plotësisht të rregullueshëm me susta EIBACH dhe 3 regjime të rregullimit të pezullimit direkt nga kabina
Frenat – përpara / pas
Frena hidraulike me disk
Felnet – përpara / pas
Alumini 14″/14″
Gomat – përpara / pas
30X10-14" / 30X10-14"