Blog
CFMOTO Ride Day: Një ditë aventure nga Tirana drejt Borovës
Më 20 shtator, CFMOTO Ride Day mblodhi së bashku motoristë dhe adhurues të markës CFMOTO për një ditë të dedikuar rrugës, aventurës dhe komunitetit.
Udhëtimi nisi nga Tirana dhe vijoi drejt Librazhdit e më pas Borovës, përgjatë një itinerari që kombinoi eksperiencën e riding me peizazhe mbresëlënëse dhe atmosferën e një grupi që ndan të njëjtin pasion për motorët.
Pjesëmarrësit u mblodhën në orën 09:00, ndërsa nisja u bë në orën 10:00. Gjatë rrugëtimit, grupi përjetoi një ditë dinamike në lëvizje, me ndalesa dhe momente të përbashkëta përgjatë itinerarit.
Destinacioni final ishte Borova, ku të gjithë pjesëmarrësit u bashkuan për drekë, duke e mbyllur eksperiencën në një atmosferë miqësore dhe të çlirët.
CFMOTO Ride Day ishte një tjetër mundësi për të sjellë më pranë komunitetin CFMOTO dhe për të krijuar një eksperiencë që shkon përtej vetë motorit.
Rruga, aventura dhe komuniteti – kjo ishte CFMOTO Ride Day.









