Luaj për
të fituar
Ju prezantojmë CFMOTO 450SR-S, evolucionin e modelit shumë të suksesshëm 450SR. Luaj për të fituar! 450SR-S është mishërimi emocionues i fuqisë që eksiton jo vetëm shqisat tuaja, por çdo pjesë të qenies suaj me valë adrenaline. Evolucioni i dizajnit aerodinamik të kësaj motoçiklete tejkalon estetikën, duke çliruar fuqinë e saj dinamike për të ridifinuar kufijtë e shpejtësisë dhe performancës. Konturet aerodinamike, të punuara me përpikëri, jo vetëm që përmirësojnë tërheqjen vizuale të motoçikletës, por kontribuojnë edhe në performancën e saj të jashtëzakonshme. Vilja e pasme njëkrahëshe e udhëheq me saktësi motoçikletën ndërsa anon në kthesa, duke ruajtur regjimin dinamik, e ndihmuar nga elementet aerodinamike të mburojave.
PAJISJET STANDARDE: Vilie e pasme njëkrahëshe Single Swingarm me monoamortizator KAYABA, vilie e përparme Upside Down KAYABA 37mm e rregullueshme, krahë aerodinamikë të përparmë të përmirësuar, shkarkues i fshehur, TCS – Traction Control System, pinca radiale të përparme me katër pistona BREMBO M.40 me një disk me diametër 320mm, pinca të pasme me dy pistona dhe disk 240mm, ABS, embreazh rrëshqitës Slipper Clutch, ndriçim i avancuar LED, displej 5“ TFT, sistemi ESS – Emergency Braking Light, mbështetëse këmbësh sportive prej alumini për vozitësin dhe pasagjerin, sedilje sportive.
*Çmimi përfshin TVSH-në
AGREGATI POGONUES
Motori me dy cilindra paralelë me vëllim 449,5 cc zhvillon një fuqi maksimale prej 38 kW në 9.500 rrot/min dhe një moment maksimal rrotullimi prej 40 Nm në 7.750 rrot/min, duke ofruar performancë të fuqishme dhe reagim dinamik në të gjitha regjimet e vozitjes.
4,8 s
Përshpejtimi 0–100 km/h
192 km/h
Shpejtësia maksimale
DIZAJNI
Vilja e pasme njëkrahëshe (single-arm) e inspiruar nga motoçikletat profesionale garuese thekson karakterin sportiv dhe gatishmërinë e modelit për t'u përballur me çdo sfidë në pistë.
Krahët e përparmë në formë të dizajnit të hapur "shark fin" mundësojnë rrjedhjen e papenguar të ajrit përmes mburojave të motoçikletës, ndërsa në të njëjtën kohë kontribuojnë në një pamje dinamike dhe të shtresëzuar.
Sistemi i shkarkimit me linja minimale të pasme thekson më tej dizajnin sportiv të motoçikletës dhe krijon një tingull të fuqishëm dhe të dallueshëm gjatë vozitjes.
MANOVRIMI
Modeli 450SR-S MY2025 vjen me rregullim të optimizuar të ABS, i cili në kombinim me disqet e frenave të përparme me diametër 320 mm dhe diskun e pasmë prej 240 mm siguron forcë frenimi të fuqishme dhe precize.
Pajisjet standarde përfshijnë edhe sistemin e kontrollit të tërheqjes (TCS), si dhe sistemin për monitorimin e presionit në goma (TPMS), gjë që rrit më tej sigurinë dhe mundëson vozitje të sigurt në kushte dhe skenarë të ndryshëm përdorimi.
PËRVOJA E VOZITJES
Lartësia e sediljes prej 795 mm (me opsionin prej 785 mm) dhe forma më e ngushtë e sediljes i mundësojnë vozitësit kontakt më të lehtë të këmbëve me tokën, gjë që kontribuon në siguri dhe vetëbesim më të madh gjatë vozitjes.
Mbrojtësi më i madh i erës (vetrobrani) zvogëlon ndjeshëm presionin e erës mbi vozitësin – deri në 76%, duke përmirësuar stabilitetin e motoçikletës dhe komoditetin e vozitjes, veçanërisht në shpejtësi të larta.
EKRANI 5" TFT
Ekrani i lakuar TFT 5 inç lidhet në mënyrë të përsosur me celularin, duke mundësuar ndërveprim të thjeshtë dhe intuitiv gjatë vozitjes.
Modeli 450SR MY2025 mbështet plotësisht sistemin e ri IoV (Internet of Vehicles), i cili mundëson lidhje të avancuar mes motoçikletës dhe vozitësit.
Përmes aplikacionit zyrtar CFMOTO RIDE janë të disponueshme funksione të shumta digjitale, siç janë pasqyra e informacioneve mbi motoçikletën dhe vozitjen, navigacioni Google, projeksioni MotoPlay, si dhe ndjekja e lokacionit në kohë reale, duke siguruar një përvojë moderne dhe praktike vozitjeje.
APLIKACIONI CFMOTO RIDE
Moduli i komunikimit T-BOX* mundëson transmetimin e të dhënave nga motoçikleta në aplikacionin mobil CFMOTO Ride. Përmes aplikacionit është e mundur të ndiqet lokacioni i mjetit, historiku dhe statistikat e vozitjes, si dhe të merren informacione mbi gjendjen e motoçikletës dhe njoftime në rast të lëvizjes ose manipulimit të paautorizuar të mjetit.
Në aplikacion janë të disponueshme edhe informacionet më të fundit nga bota e CFMOTO, si dhe të dhëna mbi shitësit dhe serviset e autorizuara. Për më tepër, aplikacioni ofron funksionin MotoPlay, i cili mundëson transferimin e navigacionit nga telefoni mobil direkt në ekranin e motoçikletës.









